Pa 200 milionë, Kosova nuk i mbijeton krizës energjitike

Pa 200 milionë, Kosova nuk i mbijeton krizës energjitike

15:29, 31/01/2022

Sipas analistit Ilir Ibrahimi, Kosovës i duhen deri në 200 milionë ejuro që të tejkalojë krizën energjitike aktuale. Sipas tij, të dyja format e sigurimit të kësaj shume, bien mbi kurrizin e qytetarëve, shkruan Syri.net Kosova.

“Për të tejkaluar krizën energjetike dhe për të siguruar mbijetetësn e gjithë sektorit, do të duhen rreth 150-200 milionë EURO.

Tash a gjinden këto para përmes rritjes së çmimit, apo përmes subvencionimit nga buxheti, është çështje që mund të shoshitet.

Në fund, që te dyja i paguan qytetari.”, ka vlerësuar Ibrahimi. “Debatet tjera janë fjalë koti për konsum votash.”, ka shtuar më tutje ai.

ZRRE shqyrton sot tarifat e reja dhe rritja e çmimit duket e pashmangshme. Kjo situatë ka nxitur edhe protesta në Kosovë.

Rritja e çmimit ka prekur edhe mbarë Evropën ku ka pasur shtrenjtim, por edhe subvencionim nga shtetet e ndryshme.

Qeveria kosovare ndau 75 milionë euro për përballimin e krizës energjitike.

Kryeministri Albin Kurti gjendet në presion pasi kur ishte në fushatë zgjedhore u zotua se do ta ulte çmimin. Shpërthimi i krizës e ka vënë me shpatula për muri edhe qeverinë e Kosovës, përballë rritjes së çmimit.

Kosova mbetet ndër vendet më të varfra në continent, ndërsa ednhe një rritje e tarifave, do ta rëndonte më tej jetën e popullatës, që po vuan pasojat e një krize tjetër të rëndë-pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco