Këto janë të dhënat, a pati sot rritje të çmimit të naftës?

Këto janë të dhënat, a pati sot rritje të çmimit të naftës?

19:57, 12/01/2022

Nafta është tregtuar e qëndrueshme ditën e Mërkurë, pasi u rrit në sesionin e kaluar prej pritshmërive se kërkesa për karburant do të vazhdojë e fortë, ndërkohë që dhe Rezerva Federale pritet të shtrëngojë politikat monetare në mënyrë më të ngadaltë se ç’pritej. 

Të dy çmimet referencë në botë po tregtohen në nivelet më të larta që kur u shfaq varianti Omicron i koronavirusit në fund të muajit Nëntor, ndërkohë që nuk po ndikon kërkesën për karburant ashtu si variantet e mëparshme.

Nafta bruto amerikane u rrit me 0.2% në 81.38 dollarë për fuçi, pasi shtoi 3.8% në sesionin e kaluar. Nafta Brent, çmimi që kuotohet në bursën e Londrës, u rrit me vetëm 2 cent, në 83.74 dollarë për fuçi, pasi u fuqizua me 3.5% ditën e Martë.

Kryetari i Rezervës Federale Jerome Poëell tha gjatë seancës dëgjimore në Senat se ekonomia amerikane, që është konsumatori më i madh në botë i naftës, pritet ta përballojë valën aktuale të Covid me ndikime afat-shkurtra dhe se është gati për të nisur tkurrjen e politikave moentare.

Megjithatë, të dhënat nga Instituti Amerikan i Naftës, treguan një panoramë të dobët për kërkesën, me një rënie më të vogël se sa pritej e inventarëve të naftës bruto dhe rritje të fortë të inventarëve të benzinës.  Inventarët e naftës ranë me 1.1 milionë fuçi në javën që përfundoi më 7 Janar, sipas burimeve.

Kjo ishte shumë më pak se 1.9 milionë fuçi rënie që prisnin analistët. Megjithatë, Administrata e Informacionit për Energjinë dha pak mbështetje, pasi përditësoi perspektivën për kërkesën për naftë, duke projektuar një rritje totale të kërkesës në SHBA me 840,000 fuçi në ditë në vitin 2022, nga viti i kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco