Krerët e sindikatave zotohen se s'do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre

Krerët e sindikatave zotohen se s'do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre

16:38, 12/01/2022

Sot kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri dhe nënkryetari Avdi Hoti, pritën në takim kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari, nënkryetaren e SBASHK, Vjollca Shala si dhe koordinatorin e SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

Siç njoftohet përmes komunikatës dërguar mediave, gjatë këtij takimi, kryetari i Sindikatës së PK-së, Zeqiri dhe nënkryetari Hoti ju kanë dëshiruar mirëseardhje përfaqësueseve të BSPK-së dhe të SBASHK-ut dhe i kanë njoftuar ata rreth planprogramit të ri të punës që kryesia e re e Sindikatës së PK-së është duke punuar në përmbushjen e obligimeve për mirëqenien e punonjësve në Policinë e Kosovës.

“Gjatë takimit, u diskutua mbi sfidat e punëtorëve, ku është diskutuar edhe për tri çështjet më kryesore si ‘Ligji për paga’, ‘Ligji për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’. Gjithashtu në këtë takim është folur rreth bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të fuqishëm mes Sindikatës së PK-së, BSPK-së dhe të SBASHK-ut”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë  punonjësit e Policisë së Kosovës si dhe punonjësit e institucioneve tjera.

“Në fund, z. Zeqiri falënderoj përfaqësuesit e BSPK-së dhe të SBASHK-ut për vizitën e tyre në  Sindikatën e PK-së, dhe ju dëshirojë një vit të mbarë dhe me shumë suksese duke u zotuar se nuk do të ndalen derisa të realizohen kërkesat në fjalë”, përfundon njoftimi I tyre.

Në pyetjet nëse me dërgimin e armatimit në Ukrainë ndihmon në uljen e tensioneve, Stoltenberg hodhi përgjegjësinë te Rusia për përshkallëzimin e situatës.

“Ukraina është një shtet sovran dhe ka të drejtë të mbrohet. Rusia është ndër fuqitë më të mëdha në Evropë, fuqi bërthamore. Ajo tashmë e ka përdorur forcën ushtarake kundër Ukrainës dhe ka okupuar dhe aneksuar territor të Ukrainës. Të fajësosh Ukrainën është përmbysje e plotë e të vërtetës dhe gjërave. Rusia është ajo e cila edhe sot kërcënon duke grumbulluar forcat në kufi me Ukrainën. Prandaj është e rëndësishme që Rusia të ulë tensionet. Disa shtete të NATO-s duan të ndihmojnë Ukrainën që ajo të realizojë të drejtën e saj për vetëmbrojtje”, tha Stoltenberg.

NATO i ka cilësuar si “serioze dhe të drejtpërdrejta” bisedimet që zhvilloi në Bruksel me zyrtarët rusë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco