Rritet çmimi i naftës në bursë

Rritet çmimi i naftës në bursë

10:32, 11/01/2022
Çmimet e naftës shënuan rritje të martën përderisa investitorët po presin shenja nga Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara për rritje të mundshme të shkallës së interesit, kur disa prodhues po vazhdojnë të kenë vështirësi për ta shtuar prodhimin.
 
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën Brent u rrit për 60 centë ose 0.7 për qind dhe shkoi në 81.47 dollarë për fuqi, shkruan Reuters.
 
Ndërkohë çmimi i naftës së papërpunuar në bursën WTI u rrit për 68 centë ose 0.9 për qind dhe shkoi në 78.91 dollarë për fuqi, pasi të hënën ra për 0.8 për qind.
 
Dobësimi i dollarit ndikoi në rritjen e çmimit të naftës të martën, pasi i bëri karburantet më të lira për ata që mbajnë valuta të tjera.
 
“Shtimi i rasteve me virus është shkak për shqetësim, pasi kufizimet e prekin lëvizshmërinë dhe prandaj edhe kërkesën për karburante. Megjithatë, pavarësisht rritjes së madhe të rasteve, asnjëra nga ekonomitë e rëndësishme nuk janë duke shqyrtuar izolim të ashpër”, tha Ravindra Rao, hulumtues në “Kotak Securities”.
 
Disa analistë thanë se në çmime të larta po ndikon edhe furnizimi i shtrënguar nga organizata e vendeve prodhuese, Rusia e aleatët, të njohura së bashku si OPEC+, që nuk është në përputhje me kërkesën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco