Shefi ekzekutiv i kriptovalutës Binance bëhet një nga njerëzit më të pasur në botë

Shefi ekzekutiv i kriptovalutës Binance bëhet një nga njerëzit më të pasur në botë

09:50, 11/01/2022

Një shef ekzekutiv i një kriptovalute është bërë një nga njerëzit më të pasur në Tokë.

Sipas CNN, Changpeng “CZ” Zhao, i cili drejton shkëmbimin e kriptove, Binance, iu është bashkuar radhëve të miliarderëve më të mëdhenj në botë, me një vlerë neto të vlerësuar prej të paktën 96 miliardë dollarësh, sipas llogaritjeve të reja nga Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg të publikuar të hënën.

Pasuria e parashikuar e Zhao-s tani rivalizon atë të themeluesit të Oracle (ORCL), Larry Ellison dhe tejkalon atë të Mukesh Ambani, njeriut më të pasur në Indi, pasuria e të cilit është rritur gjithashtu gjatë dy vjetëve të fundit.

Ngjitja në këtë rang e sipërmarrësit kinezo-kanadez është emblematike e krijimit të shpejtë të pasurisë më botën me lëvizje të shpejtë të monedhave dixhitale.

Vitin e kaluar, themeluesit e tjerë të kriptove patën gjithashtu fitime të mëdha pasi vlera e monedhave virtuale u rrit, derisa krijuesi i ethereum-it, Vitalik Buterin dhe themeluesi i Coinbase, Brain Armstrong, u bënë të dy miliarderë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco