Ministrja pret ekipin e MCC-së, ku priten të investohen 200 milionë $ në energji

Ministrja pret ekipin e MCC-së, ku priten të investohen 200 milionë $ në energji

21:20, 10/01/2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim ekipin e ri për zhvillim të programit të MCC-së, shkruan Syri.net Kosova.

"Pas takimit të 21 dhjetorit me menaxhmentin e lartë të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), sot kam pritur në takim koordinues ekipin e programit të MCC, i përberë nga stafi i kontraktuar si dhe përfaqësues të institucioneve relevante.", ka shkruar ajo.

Sipas saj, ky takim simbolizon hapin e parë për fillimin e implementimit të Programit Kompakt nga i cili pritet të investohen rreth 200 milionë dollarë në fuqizimin e sektorit të energjisë. 

"Gjatë takimit, së bashku me ekipin zhvillues të programit të MCC-së, jemi zotuar për implementim dhe bashkëpunim të ngushtë për përmbushjen e objektivave të parapara nga marrëveshja e grantit.
Disa nga objektivat e këtij programi janë mbështetja e infrastrukturës energjetike për rritjen e burimeve të energjisë së ripërtrishme, ndërtimi i kapaciteteve akumuluese të energjisë, si dhe fuqizimi dhe rritja e barazisë gjinore në sektorin e energjisë, me theks të veçantë në punësimin e grave dhe vajzave në sektor.
Programi i MCC-së pritet të ketë rol kyç në transformimin e sektorit të energjisë në Kosovë. Ky fuqizim i mëtutjeshëm i infrastrukturës së energjisë do të ndikojë pozitivisht në parandalimin e ndikimit të krizave energjetike në të ardhmen.",ka theksuar ministrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco