10 milionë euro investime, 50 milionë fitimet nga kriptovalutat në Kosovë

10 milionë euro investime, 50 milionë fitimet nga kriptovalutat në Kosovë

11:55, 10/01/2022

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas aksioneve policore në konfiskimin e aparaturave që prodhojnë kriptovaluta.

Sipas AKB-së, ky lloj biznesi, i parregulluar me ligje në Kosovë, është duke falimentuar tashmë në vendin tonë, shkruan Syri.net Kosova.

“Biznesi me kriptovaluta drejt dështimit në Kosovë”, ka potencuar AKB në një reagim të postuart në rrjetet sociale.

“Biznesi me kriptovaluta po dështon në Kosovë në munges të ligjeve për të legalizu dhe mbrojtë këtë sektor financiar virtual i cili shumë qytetarve dhe bizneseve u ka sjell përfitime të larta”, ka pohuar AKB-ja më tutje në reagimin e saj..

Sipas AKB-së, Qeveria e kosovës mori vendim për të sekuestrue paisjet për prodhimin e kriptovalutes kinse për të kursy energji elektrike.

“Sipas një hulumtimi të AKB qytetaret tonë kanë investu në forma të ndryshme në këtë sektor mbi 10 milion €, por përfitimet nga këto investime kapin vlerën mbi 50 milion € gjë që perfituesit nuk kanë treguar gadishmëri për të paguar tatim në fitim.”, thekson Aleanca në qëndrimin e saj.

“Qeveria e Kosovës duhet të përpilon ligje me të qarta për këto investime tash më me trend global dhe tu a mundësoj qytetarve këtë biznes legal.”, ka bërë thirrje kjo organizatë që mbron interest e biznesit.

Qindra aparatura që prodhojnë kriptovaluta janë konfiskuar gjatë ditëve të fundit, përfshirë edhe pjesën veriore ku ka qenë më i zhvilluar ky biznes.

Qeveria e ka arsyetuar aksionin e saj me pasojat e rënda në shpenzimin e energjisë nga pajisjet që bëjnë ‘mining’ për të prodhuar kripotovaluta të ndryshme.

Sipas qeverisë, pritet të ketë një rregullim ligjor të tregut të kriptovalutave, por ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco