Kosova në krizë për rrymë, por do t'i shesë 3 milionë ton thëngjill Maqedonisë së Veriut

Kosova në krizë për rrymë, por do t'i shesë 3 milionë ton thëngjill Maqedonisë së Veriut

21:23, 14/12/2021

Maqedonia e Veriut planifikon t’i blejë tre milionë ton thëngjill nga Kosova.

Maqedonia e Veriut planifikon t’i blejë 3 milionë ton thëngjill nga Kosova për të furnizuar termocentralet e veta të prodhimt të rrymës.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Ekonomisë i këtij shteti, Kreshnik Bekteshi, me një status në Facebook.

Ai ka thënë, të hënën, se kanë nisur negociatat me Kosovën për importimin e linjitit.

E në një intervistë për Alsat, Bekteshi pohoi se planet janë që këta tre milionë ton thëngjill të blihen gjatë tre vjetëve të ardhshëm.

Qeveria në Shkup shpalli gjendjen e krizës energjetike, më 9 nëntor, për shkak të prodhimit të pakët vendor dhe sezonit të thatë, gjë që ndikoi në mosmbushjen e lumenjve me ujë.

Qeveria e Kosovës ende nuk është deklaruar për mundësinë e shitjes së thëngjillit në Maqedoni të Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco