Hajdari ishte në vizitë zyrtare në Austri, ja takimet që mbajti atje

Hajdari ishte në vizitë zyrtare në Austri, ja takimet që mbajti atje

21:06, 14/12/2021

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë ditëve 9 dhe 10 nëntor ishte në vizitë zyrtare në Austri, në shoqërim me kolegët qeveritar dhe përfaqësues të projektit Access për përkrahje të ndërmarrjeve të reja, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Agjencia për Zhvillim e Austrisë, shkruan Syri.net Kosova.

Takimet kryesore me 9 dhe 10 Nëntor 2021, me pjesëmarrje të Ministres Hajdari, përfshijnë:
Takimin mikpritës bilateral me Odën Ekonomike Austriake (WKO) ku ministrja Hajdari, në shoqërim me Ambasadorin Lulzim Pllana në Vjenë, Zëvendësministrin e Ministrisë së Ekonomisë, Mentor Arifaj, Këshilltarët, Lulëzon Jagxhiu dhe Leman Hatashi, janë pritur nga Zëvendëspresidenti i WKO-së, Philipp Gady si dhe Drejtori i Odës për Evropën Juglindore, Gred Dückelmann - Dublany.

Sipas njoftimit, takimin bilateral me Ministren Federale të Republikës së Austrisë për Çështjet Dixhitale dhe Ekonomike, znj, Margarete Schramböck, me fokus në rritjen e bashkëpunimit në promovimin e investimeve austriake në Kosovë, në rritjen e volumit tregtar në mes të dy vendeve, si dhe bashkëpunimi në inovacion dhe ndërmarrësi, me interesim në përvojat austriake në  transformimin digjital te ndërmarrjeve dhe krijimin e ekosistemeve.
Pjesëmarrja në Forumin Biznes me Biznes (B2B), ku Ministrja Hajdari së bashku me kolegët  nga KIESA prezantuan potencialet konkurruese për investime në Republikën e Kosovës, gjersa ndërprerjet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 kanë detyruar kompanitë evropiane të konsiderojnë rritjen e rezistencës së tyre të prodhimit ndaj rrethanave të papritura përmes diversifikimit të furnizimeve, zinxhirëve më të shkurtër të furnizimit, vendndodhjeve më të afërta gjeografike, prodhimit më të lartë në shtëpi dhe rritjes së inventarëve.

Takimet në fushën e TIK me përfaqësues nga WKO, ku janë diskutuar përkrahja e Qeverisë Austriake dhe Aplikacionet digjitale nga WKO të rëndësishme që lidhen me transformimin digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përkrahjen e ndërmarrjeve të reja.
Darka zyrtare me mikpritje nga zotëri Peter Lennkh, Anëtar i Bordit Drejtues, përgjegjës për Korporatat nga Raiffeisen Bank Intl AG, me kolegët e tij përgjegjës për Investime, dhe drejtoreshën, Anita Kovacic,  për Raiffeisen Bank Kosovë.

Në përmbyllje të vizitës, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari në bashkëpunim me Ambasadorin per Austri, z. Lulzim Pllana, pritën në takim biznese dhe qytetarë kosovar qe jetojnë e veprojnë ne Austri, me të cilët zhvilluan bisedë te afërt për zhvillimet dhe mundësitë e reja për Republikën e Kosovës.

Ndër tjerash, ai ka prezantuar se gjatë kësaj periudhe kanë hartuar dhe finalizuar Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027, Strategjisë për Pylltari – 2021 – 2030 , si dhe Strategjinë për Komunikim dhe Informim në Pylltari – 2021 – 2025.

Krahas gjithë këtyre të arriturave, Ministri Peci tregoi se ka nënshkruar disa memorandume që për qëllim kanë avancimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë, duke theksuar këtu Memorandumin e  Bashkëpunimit me Universitetin e Iowes të Shkencës dhe Teknologjisë, Memorandumin e Bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Memorandumin e Bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë së Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco