'BOLL MA', Hotelierët e gastronomët me mobilizim masiv me 15 dhjetor kundër masave anti-Covid

'BOLL MA', Hotelierët e gastronomët me mobilizim masiv me 15 dhjetor kundër masave anti-Covid

18:45, 13/12/2021

Hotelierët dhe gastronomët janë bërë bashkë, ku me 15 dhjetor edhe kanë paralajmëruar protestë, për shkak të masave anti-Covid, shkruan Syri.net Kosova.

Përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës bashkë me ata të Shoqatës së Gastronomëve sot kanë takuar përfaqësues të bizneseve dhe punëtorë nga rajoni i Pejës, Prizrenit, Gjakovës e Gjilanit dhe përkrahja e tyre në çdo qytet që shkojë ishte edhe më e madhe.

Meqenëse masat e fundit e kanë goditur dhe vazhdojnë t'i godasin padrejtësisht sektorët e hotelierisë dhe gastronomisë, dhe pasi që pas shumë përpjekjeve që me dialog e me takime të gjejmë zgjedhje të pranueshme (gjë që nuk është arritur), zëri i antarësisë sonë na obligon që të bëjmë aktivitete duke shprehur pakënaqësinë tonë për situatën e krijuar. 

"Një shprehje e tillë legjitime e këtyre pakënaqësive është protesta me pjesëmarrës nga sektorët e hotelierisë dhe turizmit duke përfshirë këtu edhe gastronomët dhe shoqatat e tjera.

Biznese e punëtorë, të bashkuar si asnjëherë më parë i thanë BOLL MA' izolimit të padrejtë!", theksohet në njoftimin e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco