Arrihet marrëveshja, mbeturinat komunale do të monitorohen dhe raportohen

Arrihet marrëveshja, mbeturinat komunale do të monitorohen dhe raportohen

13:31, 13/12/2021

AMMK merr mbështetje nga GIZ për krijimin e sistemi të monitorimit dhe raportimit për mbeturina komunale, shkruan Syri.net Kosova.

Marrëveshja është pjese e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet GIZ dhe AKMM që përmes bashkëpunimit të ngushtë të palëve nënshkruese, të krijohet një baze për funksionalizmin e një sistemi të qëndrueshëm të monitorimit dhe raportimit për mbeturina komunale.

Objektivi kryesor i kësaj marrëveshje është që AKMM-së t’i ofrohet mbështetje në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të raportimit përmes digjitalizimit të formularëve të standardizuar të raportimit, në mënyrë që të sigurohet që të dhënat e mbledhura të shfrytëzohen për planifikimin strategjik të investimeve kapitale në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Bazuar në këtë marrëveshje AMMK në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj ndër të tjera do të bëjë funksionalizimin e qëndrueshëm të hostingut të zgjidhjes softuerike të bazuar në internet në kuadër të domenit “rks-gov.net”, ngritjen e kapaciteteve për administrimin dhe azhurnimin e kësaj platforme digjitale, informimin e të gjithë akterëve përkatës për vënien në përdorim të platformës së re digjitale, sigurimin e qëndrueshmërisë se softuerit të bazuar në internet me qëllim të raportimit, monitorimit dhe vlerësimit të të dhënave komunale të menaxhimit të mbeturinave dhe aktivitete të tjera që ndërlidhen mirëmbajtjen e qëndrueshme të sistemit.

Ndërsa që GIZ, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes do të ofrojë mbështetje teknike për AMMK gjatë përgatitjes, zhvillimit dhe zbatimit të sistemit të bazuar në internet sipas planit të dakorduar të veprimit, mbështetjen e AKMM-së në zhvillimin e kapaciteteve për punonjësit e saj, përmes materialeve të trajnimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të zgjidhjes digjitale si dhe ofrimin e mbështetjes teknike dhe financiare për dizajnimin dhe zhvillimin e sistemit.

May be an image of 4 people and people standing

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco