Humbjet enorme të energjisënë shpërndarje, Syla tregon zgjidhjen

Humbjet enorme të energjisënë shpërndarje, Syla tregon zgjidhjen

12:46, 11/12/2021

Gjatë vitit 2019 humbjet në shpërndarje të energjisë elektrike arrijnë 25.89% (apo rreth 1.378 gigavat orë energji elektrike), nga të cilat 13.04% janë deklaruar si humbje komerciale deri sa 12.84% janë deklaruar si humbje teknike.

Të dhënat tregojnë se vlerat e energjisë së humbur në shpërndarje në Kosovë pësojnë rënie cdo vit.

Lulzim Syla thotë se për tu mos u përsëritut prap problemi i njëjtë me energji elektrike edhe vitin tjetër investimi në efiçiencë të energjisë ka një potencial kursimi/ulje të konsumit deri në rreth 1400 gigavat energji elektrike që mund të kursehet në baza vjetore.

"Nga 1400, rreth 800 gigavat orë mund të kursehen përmes investimeve për të zvogëluar humbjet e rrjetit dhe 600 gigavat orë nga investimet në efiçiencën e energjisë së ndërtesave. Shto këtu edhe potencialin që ofrojnë kulmet e objekteve me rreth 1 milion m2 për mundësi të instalimit të paneleve solare" shkruan Syla në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco