ATK kalon gjysmë miliardshin një muaj para përfundimit të vitit

ATK kalon gjysmë miliardshin një muaj para përfundimit të vitit

15:34, 10/12/2021

Vetëm edhe një muaj para përfundimit të vitit 2021, Administrata Tatimore e Kosovës inkason 552.7 milion euro tatime, të hyra këto të cilat garantojnë realizim të projeksionit për këtë vit, por edhe tejkalimin e tij, bazuar në trendin aktual.

Realizimi i të hyrave për këto njëmbëdhjetë muaj ka shënuar rritje për 126.06 milion euro ose shprehur në përqindje 29.5% më shumë nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shkruan Syri.net Kosova.

Rritje të inkasimit është shënuar edhe në raport me planin e paraparë për 41.6 milion euro apo 8.2% më shumë, njofton ATK.

Sipas ATK-së, një nivel si ky i inkasimit të të hyrave tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm të menaxhmentit të ATK-së dhe stafit të saj, në kryerjen e punës me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë, të cilat padyshim që kanë reflektuar arritjen dhe tejkalimin e objektivave.

ATK falënderon gjithë tatimpaguesit që kanë kryer në kohë obligimet e tyre tatimore dhe që kontribuojnë në qëndrueshmërinë fiskale të shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco