Në kufi ua vendos stikersat targave serbe, por, a do ta ndal edhe importin nga Serbia Kurti?

Në kufi ua vendos stikersat targave serbe, por, a do ta ndal edhe importin nga Serbia Kurti?

15:15, 10/10/2021

Kryeministri vendit, Albin Kurti, ditë më parë gjatsë mbajtjes së seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se synojnë të ulin importin e mallrave nga Serbia, derisa kjo deklaratë u kundërshtua nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili  kërkoi informacione për strategjinë e qeverisë për mbrojtjen e prodhuesve vendor dhe rritjen e importeve nga Serbia, për të cilën tha se në 6 mujorin e parë të vitit 2021 është mbi 100 milionë euro.

“Çfarë masa ka marrë dhe do të merr qeveria për mbrojtjen e prodhuesve vendor duke ditur se importi nga Serbia është kërcenim për prodhuesit vendor. Pse po hiqni barrierat për këto produkte që stimulojnë importin e nga Serbia, siç është rasti i bllokave dhe po lejoni që shtëpinë tona me u ndërtu me dhe të Serbisë”, pyeti Haradinaj.

Ndërkaq që Kurti tha se kanë një strategji të qartë se si mund ta realizojnë këtë në të ardhmen. I pari I ekzekutivit poashtu  deklaroi se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 janë importuar 212.1 milionë euro mallra nga Serbia, apo 60 për qind më shumë se vlera e importeve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, transmeton Syri.net Kosova.

“Krahas kësaj ulje të ndjeshme të importeve nga Serbia, unë pajtohem se duhet ulur më shumë e synojmë ulje të mëtejme përmes masave që do të marrim. Kemi strategji të qartë të marrëdhënieve tona tregtare në të ardhmen, e duhet të keni durim e besim. Nuk jemi në vitin e fundit të mandatit, por në muajin e shtatë të tij”, është shprehur Kurti.

E në lidhje me këtë çështje për Syri.net Kosova, ka folur njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj i cili  tha se qëndrimi Qeverisë Kurti që me ardhjen e tyre ka pas rënie të importit nga Serbia nuk qëndron pasi sipas tij,  asnjë masë ekonomike nuk ka vendosur ndaj produkteve serbe.

“Qëndrimi i Qeverisë Kurti që me ardhjen e tyre ka pas rënie të importit nga Serbia nuk qëndron sepse asnjë masë ekonomike nuk ka vendos ndaj produkteve serbe krejt qka do kujtohet reciprociteti për targat por kjo nuk ka të bëj me ndikimin tregtar ku edhe deklarimet e Doganës që për këto dy javë nuk ka ndiku në rënien e importit”, është shprehur Kadrijaj.

Kadrijaj tutje thotë se ende kemi një import të lartë në krahasim me eksportin, derisa e sheh si të pakuptueshme këtë dukuri.

“Si përfundim për kundër atakimit të Kosoves nga Serbia ne ende kemi import shumë të lartë në raport me eksportin që është  diçka e pa kuptueshme në një kohë ku funksionon ekonomia e tregut ku mundemi me bë zgjidhje për shportën e konsumit si qytetar edhe pa produkte serbe ende konsumohen në masë të madhe”, thotë ai.

Ndërkaq për deklaratat e “zhurshme” të dy liderëve Kurtit e Haradinajt, Kadrijaj thotë se janë vetëm sa për konsum të brendshëm pasi jemi në kohe të zgjedhjeve lokale.

“Zhurmën që e bëjn të dy liderët është vetëm për konsum të brendshëm dhe për të  ndikuar në elektorat për faktin që jemi në kohë të zgjedhjeve locale”nënvizoi Kadrijaj. /Syri.net Kosova


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco