Në tremujorin e dytë të këtij viti, Kosova më shumë ka shitur se sa ka blerë rrymë

Në tremujorin e dytë të këtij viti, Kosova më shumë ka shitur se sa ka blerë rrymë

14:45, 09/10/2021

Vëmendja pritët të kthehet nga kriza energjetike që pritët të kap Ballkanin në tersi gjatë muajve të dimrit për shkak të shtrenjtimit të prodhimit të energjisë elektrike në berëz. Nga kjo krizë pritet të prekte dhe Kosova pasi është pjesë e atij tregu, ndonëse më pak se vendet e rajonit për shkak të natyrës së prodhimit të energjisë në vend.

Bilanci i Energjisë TM 2 2021 i publikuar nga Enti i Statistikave të Kosovës – ASK, tregon se Kosova më shumë ka shitur rrymë në tremujorin e dytë të këtij viti se sa ka blerë, shkruan lajmi.net.

Sipas ASK-së, në tremujorin e dytë të vitit 2021, Kosova ka importuar 597.1 GWh energji elektrike, ndërsa ka eksportuar 836.7 GWh energji elektrike.

Megjithëkëtë, ky eksport, më shumë njihet si tepricë energjetike (kryesisht gjatë orëve të natës) të cilat duhet të realizohen sipas kontratave tregtare.

Në tremujorin e dytë të vitit 2021 sasia bruto e energjisë elektrike e prodhuar ne Termocentrale është 1,738.9GWh, kurse në hidrocentrale është rreth 108.2 GWh.

Sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1,330.8 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2021), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 27.49%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco