Ndahen 5 milionë euro mbështetje financiare për fermerët

Ndahen 5 milionë euro mbështetje financiare për fermerët

15:44, 28/07/2021

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar mbështetja financiare për fermerët në vlerë prej 5 milionë eurove, raporton syri.net

Peci ka bërë të ditur se kjo shumë e ndarë është përkrahja më e madhe e realizuar për fermerët.

“Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan 5 milionë euro shtesë mbështetje financiare për fermerë. Ky vendim mundëson shpalljen e Programit të Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021. Kjo përkrahje financiare e këtij viti për fermerë është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëherë. Do të përmbyllim shpejt të gjitha pagesat e dyta për këtë vit, njëkohësisht po bëjmë të mundur shpalljen për vitin 2021.”, ka bërë të ditur Peci. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco