Përqindjet, afatet, bankat, gjithçka që duhet të dijë mërgata për investimet në Kosovë

Përqindjet, afatet, bankat, gjithçka që duhet të dijë mërgata për investimet në Kosovë

15:41, 06/07/2021

Edhe një premtim i përmbushur, ka shkruar ministri i Financave Hekuran Murati, pas miratimit të Bonove të Diasporës, shkruan Syri.net Kosova.

“Si Ministër i Financave Punës dhe Transfereve, sot morra vendimin për përcaktimin e kritereve dhe kushteve për emetimin e Bonove të Diasporës.

Në kuadër të lehtësimit të procesit të emetimit, bashkë me Guvernatorin e BQK-së dhe bankat komerciale nënshkruam edhe Memorandumin e Bashkëpunimit për t’u siguruar që procesi shkon sa më mirë.”, ka shkruar Murati.

Shitja e bonove fillon me 21 korrik dhe zgjatë deri me 18 gusht. Bankat përmes të cilave mund të investohet në Bono të Diasporës janë: Raiffeisen, ProCredit, NLB, BKT, Banka Ekonomike, dhe Banka për Biznes.

“Afatet e investimit që ofrohen janë

Bono 3 vjeçare me 1.2% interes vjetor, dhe

Bono 5 vjeçare me 2.2% interes vjetor.

Bonot e Diasporës janë investim që garantohet nga shteti, dhe mundëson që kapitali i mërgatës sonë të mobilizohet për investime që ndikojnë në zhvillimin e vendit.”, përfundon njoftimi i ministrit Murati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco