Publikohen 9 pikat kyçe që do ta përmirësonin Tregun e Përbashkët Rajonal

Publikohen 9 pikat kyçe që do ta përmirësonin Tregun e Përbashkët Rajonal

13:40, 06/07/2021

Gjatë ditës së djeshmeështë mbajtur Samiti i Berlinit me ç’rast liderët diskutuan progresin në krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.

Me qëllim të konsolidimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, Instituti EPIK ka prezantuar 9 fusha kyçe të cilave vendet e rajonit duhet të bëjnë progres.

Ndërlidhja e ekonomisë, lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit, hapësira rajonale e investimeve, inovacionit, tregu digjital, mobiliteti i qytetarëve dhe ekonomia evropiane janë 9 pikat e prezantuara nga EPIK.

"Në kuadër të raportit tonë të fundit “Drejt rimëkëmbjes: Plani Investiv dhe Ekonomik i BE-së për Ballkanin Perëndimor”, me mbështetjen e Kosovo Foundation for Open Society (KFOS), kemi prezantuar 9 fusha kyçe brenda të cilave vendet e rajonit duhet të bëjnë progres me qëllim të konsolidimit të Tregut të Përbashkët Rajonal" thuhet në njoftim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco