Do të habiteni, ja sa llogari kanë qytetarët në bankat e Kosovës

Do të habiteni, ja sa llogari kanë qytetarët në bankat e Kosovës

11:24, 06/07/2021 Nga B.T

Qytetarët e vendit vazhdojnë dita ditës që të largojnë parat kesh nga duart dhe të përdorin bankat për pagesa.

Me këtë do të ulet edhe ekonomika e hirtë e cila vazhdon ta dëmtojë zhvillimin e vendit tonë, konkretisht rritjen e buxhetit.

Në fillim të këtij viti në bankat e vendit tonë numri i përgjithshëm i llogarive bankare të klientëve arriti rreth 2.3 milionë, mëson "Syri.net.

Derisa mbi 411 mijë llogari kishin qasje “online” nga interneti për të kryer pagesa apo për të kontrolluar gjendjen e llogarisë. 

Nga raporti i siguar nga Banka Qendrore, shihet se nga raportimet e bankave për instrumente të pagesave tregojnë se deri në fund të dhjetorit të vitit 2020 numri i kartelave të debitit arriti në 1.2 milionë ndërsa numri i kartelave të kreditit arriti në 175 mijë. 

Krahasuar me një vit më parë, konstatohet se numri i kartelave të debitit është rritur për 8.4 përqind, ndërsa numri i kartelave të kreditit është ulur për 5.2 përqind.

Sa i përket infrastrukturës së terminaleve ATM, shihet se ka pasur rritje në tri vitet e fundit, ndërsa një rënie të lehtë të numrit të terminaleve POS gjatë vitit 2020.

Krahas rritjes së numrit të terminaleve dhe instrumenteve të pagesave, nga të dhënat statistikore shihet se viti 2020 është karakterizuar edhe me rritje të përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesave.

Numri i pagesave të kryera përmes shërbimit e-banking arriti në 5.6 milionë transaksione që krahasuar me vitin paraprak paraqet rritje për 8.7 përqind, ndërsa vlera e tyre arriti në 10.7 miliardë euro, me rritje vjetore prej 3.9 përqind.

Viti 2020 po ashtu u karakterizua me një tendencë në rritje të përdorimit të pagesave me kartelë.

Numri i pagesave në POS terminale është rritur për 5.2 përqind, ndërsa vlera e tyre ka qenë më e vogël, ku kemi një rënie prej 6.0 përqind krahasuar me vitin paraprak. Tërheqjet në ATM tregojnë për një rënie sa i përket numrit të tyre duke e krahasuar me vitin paraprak dhe një rritje të vlerës  së tyre. Numri i tërheqjeve në ATM është zvogëluar për 4.9 përqind, ndërsa vlera e tërheqjeve është rritur për 4.0 përqind.

Nga raportimet e bankave rezulton se në fund të vitit 2020, numri i përgjithshëm i llogarive bankare të klientëve arriti rreth 2.3 milionë, që paraqet një rritje prej 6.5 përqind krahasuar me fundin e vitit 2019. Rreth 98.6 përqind e llogarive janë të rezidentëve, ndërsa rreth 1.4 përqind janë të jorezidentëve.

Nga totali i llogarive në fund të vitit 2020, mbi 411 mijë llogari kishin qasje “online” nga interneti për të kryer pagesa apo për të kontrolluar gjendjen e llogarisë. Kjo paraqet një rritje rreth 21.0 përqind të llogarive me qasje nga distanca, që mund të jetë ndikuar edhe nga nevojat e situatës së pandemisë për qasje nga distanca, si rezultat i kufizimit të lëvizjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco