Diskutohen masa të reja mbështetëse për bizneset kosovare

Diskutohen masa të reja mbështetëse për bizneset kosovare

12:59, 28/06/2021

Rrjeti i Shitësve me Pakicë, përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive, Yllka Metaj, me ftesë nga Ministrja znj. Hajdari ishte pjesë e takimit të përbashkët me departamentet e linjës të Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe organizatat e tjera të biznesit, shkruan Syri.net Kosova.

Rrjeti njoftoi se takimi u mbajt për të diskutuar lidhur me mundësitë e mbështetjes së sektorit privat në periudhen e lirimit të masave dhe pas kulmit të pandemisë.

Rrjeti i Shitësve me Pakicë mbetet avokues i fuqishëm për nevojen e mbështetjes së bizneseve të cilat kanë pësuar humbje për rimëkëmbje dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar alternativa konkrete në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco