1 litër naftë deri në 1.12 euro, kreu i naftëtarëve e zbulon pse po rriten çmimet e derivateve

1 litër naftë deri në 1.12 euro, kreu i naftëtarëve e zbulon pse po rriten çmimet e derivateve

20:34, 27/06/2021

Ditëve të fundit çmimet e naftës dhe derivateve të saj kanë pësuar një rritje të ndjeshme në vendin tonë.

Një liter naftë shkon nga 1.05 deri në 1.12 euro, kurse një litër benzin shkon nga 1.09 deri në 1.14 euro.

Fadil Berjanin, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka theksuar se kjo po ndodh si pasojë e ngritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare.

“Sa i përket çmimeve në Kosovë sillen, dizelli 1.05 deri 1.12 cent, kurse benzina 1.09 deri 1.14 cent. Dihet që çmimin e përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Kjo e fundit ka reduktim të prodhimit dhe në mënyrë automatike kemi ngritje të çmimit. Në tregjet ndërkombëtare kemi rritje të çmimit ku edhe te në Kosovë ka reflektuar në mënyrë të theksuar rritja e çmimit”, thotë Berjani për Reporterin.

Ai megjithatë thotë se qytetarët e Kosovës po shërbehen me çmimet më të lira të derivative, përjashto Maqedoninë e Veriut.

“Në Shqipëri çmimet sillen, dizelli 1.38 cent, kurse benzina 1.39 cent. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizën për 22 cent më të ultë”, thotë Berjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco