Kah po shkojnë kosovarët për pushime

Kah po shkojnë kosovarët për pushime

20:28, 26/06/2021

Edhe sivjet qytetarët e Kosovës pos Shqiprisë, me të madhe pushimet po i kalojnë edhe në Ulqin të Malit të Zi, Turqi e vende tjera

Derisa destinacionet tjera vazhdojnë jenë më të pakta shkaku i pandemisë dhe masave jo të favorshme të atyre shteteve.

"Syri.net" nga Policia kufitare mëson se nga e premtja deri të dielen apo nga 18 deri 20 qershor nga Kosova drejt Shqiprisë kanë shkuar 60 mijë e 654 persona me 21 mijë e 728 vetura, 405 autobusë e 990 kamionë. 

E pos Shqiprisë, kosovarët pushojnë me të madhe edhe në Ulqin, ku çdo fund javë e frekuentojnë nga 10 deri 15 mijë veta.

Derisa drejt ANtalias e Bodrumit të Turqis kanë shkuar rreth 50 aeroplanë me kosovarë për pushime. 

Alban Beqiri nga kompania turistike Perla travel, tregoi se sivjet kosovarët kanë nisur me Ulqin për 1 maj tek Otranti, pastaj kanë vazhduar në Antalia e Bodrum ku nga 17 maji dhe deri tash janë realizuar rreth 50 fluturime me aeroportet e këtyre qyteteve nga kompani turke e gjermane.  

Sipas tij destinacioni më i frekuentuar është  Turqia dhe Uklini. Greqia ende e ka të ndaluar, derisa Bullgaria nuk preferohet nga kosovarët.

Alban Beqiri, tregon se nga korriku do të lehtësohen masat nga pandemia dhe pritet që të ketë një ketë një zgjerim të destinacioneve për kosovarët në zonën shengen siç janë Greqia e Kroacia.

Pronari i kompanisë Perla Travel, tha se Egjipti po ashtu është anuluar.

Derisa ai shtoi se duke filluar nga tetori fillon rezervivmi në resortet e Dubait e Maldiveve.

Ai tregoi se po ashtu për Stamboll ka pak të interesuar si shkak i masave.

"I vetmi problem sivjet është  që kosovarëve që kanë pasaporta të huaja i është kërkuar testim i dyfisht në arritje dhe kthim", tha Alban Beqiri.

Sipas tij vërehet se ka një krizë ekonomike si shkak i pandemisë dhe shpresohet se do të ringjallet.

Ai tregoi se çmimet sivjet si shkak i pandemisë janë më të lira si në Turqi e po ashtu edhe në Malin e Zi.

Për Malin e Zi  Perla Travel ka marrvëshje eskluzive vetëm me hotelin Otrant, icili ofron kushte adkkuate për kosovarët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco