Inovacioni i Shpend Ahmetit, pritet ti kushtoj Komunës së Prishtinës 300 mijë euro

Inovacioni i Shpend Ahmetit, pritet ti kushtoj Komunës së Prishtinës 300 mijë euro

22:35, 25/06/2021

Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, ka hapur së fundmi një tender me vlerë të majme.

300 mijë euro janë parashikuar të shpenzohen për kontratën 'Digjitalizimi i laboratoreve shendetesor' shkruan Syri.net Kosova.

Për këtë kontratë, të hapur nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka edhe një sqarim lidhur me qëllimin e saj.

Pse duhet te kemi tani një sistem të automatizuar te laboratoreve në QKMF. Prishtinë. Laboratori ( diagnostika ) është një ndër shtyllat kryesore të ofrimit të sherbimeve ne
kujdesin parësor , në veqanti gjatë pandemisë laboratoret luanin rolin kryesor ne diagnostfikimin dhe ndihmesën në përcaktimin e diagnozes dhe trajtimin e të sëmuarve me Cov 19 . Jemi deshmitar se në laboratoret e QKMF Peishtinë brenda ditës frekuentojne afersisht 500-700 qyetare per te kerkuar sherbime laboratorike per qka ne shumicen e rasteve edhe ekspozohen ndaj rrezikut si shkak i tollovive te krijuara . 1.Permes digjitalzimit te laboratoreve do te shmangej tollovia dhe donte zvoglohej mundesi e rrezikut te shperndarjes se infeksioneve brenda institucioneve shendestore . 2. Levizja e qytetareve do te ishte e kufizuar pasi rezultatet do te dergoheshin permes postes elektronike . 3.Saktesia e rezultateve dhe shpejtesia permes sistemit digjital do te ishte e pa diskutuar duke e pasur parasysh fluksin e madh te qytetareve si dhe mundesit e gabimeve . 4.
Menagjimi efiçient dhe shkurtimi listave te rradhes per testet e kerkuara per Cov 19 si ddimer dhe testet serologjike . 5. Ndihmesa per pregatitje e nje vale të re të virusit duke e zvogluar ekspozimin dhe ngritjen e sigurise sa i përket ofrimit të sherbimeve diagnostike" thuhet në arsyetimin e Komunës në njoftimin për kontratë.

Në dosjen e tenderit janë bërë poashtu publike edhe specifikate e tenderit, derisa afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga OE është data 14 korrik 2021.

ImageImageImageImageImageImageImageImage

 

Detajet shtesë të njotimit për kontratë mund ti gjeni KËTU

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco