Vazhdon luksi i ministrave të Kosovës: Xhelal Sveçla po kërkon biftek, ramstek edhe pak brumëra

Vazhdon luksi i ministrave të Kosovës: Xhelal Sveçla po kërkon biftek, ramstek edhe pak brumëra

20:56, 25/06/2021

Ministria e Punëve të Brendshme e cila udhëheqet nga ministri Xhelal Sveçla, ka planifikuar të shpenzoj hiç më pak se 36 mijë euro për një tender.

Bëhet fjalë për tenderin 'Shërbime hoteliere-Byfe për objektin ish-Germia' për të cilin së fundmi kjo ministri ka hapur njoftim për kontrat, shkruan Syri.net Kosova.

Në dosjen e tendertit bëhen të ditura 12 specifikime teknike, në mesin e tyre nga operatorët ekonomik kërkohen produkte si kafe, llokuma, ramstek, biftek e produkte të tjera ushqimore.

Afati i fundit për OE për dorëzimin e ofertave është data 16 korrik, derisa kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj./ SYRIKOSOVA

Image

Image

Njoftimi për kontratë:

Image

Ndryshe, ky nuk është i vetmi tender i hapur gjatë ditës së sotme për shërbime hotelierie. Një të tillë e hapi edhe Ministria e Drejtësisë./ SYRIKOSOVA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco