Qeveria parashikon një rritje ekonomike prej 7.9%

Qeveria parashikon një rritje ekonomike prej 7.9%

15:50, 25/06/2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se presin një rritje ekonomike prej 7.9%, duke shtuar se ditëve në vazhdim do të dalin edhe me pakon për rimëkëmbje ekonomike, por që nuk dihet shifra.

“Ne kemi ripërshtatur shifrat duke bazuar të hyrat dhe kemi tejkalim të hyrave të planifikimit fillestar. Ne presim një rritje ekonomike prej 7.9% në terma nominal dhe do të jetë rritja më e madhe që ka parë vendi viteve të fundit”, tha Murati.

Ministri shtoi se nNë raport ndihmat për bizneset janë paraparë dhe në përfundim do të dalim me pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Ndërsa Ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari tha se Ligji për tregtinë e produkteve të naftës ka pritur më shumë një dekadë, derisa përmendi edhe rëndësinë e tij.

Ajo shtoi se qe dy muaj kanë njoftuar prokurorinë për nënshkrimin e jashtëligjshëm të udhëzimit administrativ, që ka të bëjë për markimin dhe kontrollimin e naftës.

"Synojmë në të ardhmen të jemi pjesë e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Ligji për tregtinë e produkteve të naftës ka pritur një dekadë dhe është Ligj që ka marr punë derisa e rregulluam, është i rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorit dhe mjedisit”", tha Hajdari.

Ministrja shtoi se markimi i tregut të naftës nuk ka qenë me Ligj i paraparë dhe tutje ne kemi analizuar çështjen dhe ne nuk kemi mund me anuluar klauzolën dhe në këtë rast kemi informuar prokurorinë për udhëzimin administrativ që është nënshkruar jashtëligjshëm nga zyrtarët e ministrisë sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco