Së shpejti shkon në Qeveri propozimi për rishikim të buxhetit

Së shpejti shkon në Qeveri propozimi për rishikim të buxhetit

18:10, 17/06/2021

Qeveria e Kosovës brenda pak ditësh pritet t’i japë dritën jeshile propozimit të Ministrisë së Financave për rishikim të buxhetit për vitin 2021.

E, pas kësaj ky propozim do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për votim.

Kjo, pasi që rishikimi për buxhetin ishte paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje qysh në kohën kur ky buxhet ishte votuar në Kuvendin e Kosovës, nga qeverisja e kaluar.

Tashmë, të gjitha punët që i takojnë Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), pothuajse kanë përfunduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dërguar instruksionin për rishikim të buxhetit tek organizatat buxhetore. Organizatat buxhetore i kanë dorëzuar përgjigjet/kërkesat e tyre sipas këtij instruksioni. Momentalisht, MFPT është duke bërë konsolidimin e të dhënave që ka marrë nga OB-të dhe është në proces të konsolidimit të buxhetit”, ka thënë Shahini për FrontOnline.

Shahini, ka deklaruar që propozimi për aprovim në Qeveri për rishikim të buxhetit pritet të dërgohet së shpejti.

“Pritet që së shpejti të dërgohet propozimi për aprovim në Qeveri për rishikimin buxhetor dhe ky projektligj të dërgohet në Kuvend”, është shprehur ai.

Ushtruesi i detyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në qeverisjen e kaluar, Liburn Aliu kishte thënë se rishikimin e buxhetit do ta bëjnë në momentin që do ta marrin Qeverinë.

“Por, meqenëse do të jemi në një situatë të tillë dhe do të kemi qeveri tjetër prej kësaj që është sot, pas pak muajsh, atëherë duhet ta kemi parasysh që do mund të bëhet edhe rishikimi i buxhetit që në muajt e parë të qeverisë së ardhshme. Pra, që nga muaji mars e prill eventualisht do të mund të kemi mundësi të rishikimit të buxhetit”, kishte deklaruar Aliu.

Buxheti për vitin 2021 është miratuar më 29 dhjetor me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco