Mbahet dëgjimi buxhetor, lajme të mira për gjakovarët

Mbahet dëgjimi buxhetor, lajme të mira për gjakovarët

11:21, 17/06/2021

Është mbajtur sot dëgjimi buxhetor për Kornizen Afatmesme Buxhetore 2022-2024, e në të cilin morrën pjesë përfaqësues të Këshillave Lokalë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë.

Në prezentimin e këtij dokumenti, drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj ka paraqitur planifikimin buxhetor për periudhën 2022-2024 me ç'rast ka rikujtuar se gjatë kësaj periudhe planifikohet rritje totale e buxhetit në vlerën rreth 1.5 milion euro. Sipas drejtorit Halilaj kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së të hyrave vetanake në vlerë prej 600 mijë  Euro, në krahasim me vitin paraprak, rritje kjo që llogaritet të jetë më e madhja për komunën e Gjakovës në 20 vitet e fundit.

Drejtori Halilaj ka njoftuar se si rezultat i rritjes së buxhetit planifikohet edhe rritja e investimeve kapitale në vlerë prej 1 milion Euro por edhe pozicioneve tjera buxhetore të cilat në tërësi shkojnë në të mirë të qytetarëve të komunës sonë.

Në këtë takim nga të pranishmit janë dëgjuar kërkesat dhe nevojat për investime konkrete e të cilat do të inkorporohen në planifikimin e shpenzimeve dhe investimeve për periudhën e ardhshme 2 vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco