Pandemia nxit rritjen e prodhimit të materialeve ndërtimore në Kosovë

Pandemia nxit rritjen e prodhimit të materialeve ndërtimore në Kosovë

09:46, 17/06/2021

Prodhuesit kosovarë të  materialeve ndërtimore po përpiqen ta shfrytëzojnë pandeminë për të zëvendësuar produktet e importit me prodhime në Kosovë. Kështu është thënë dje në një diskutim për industrinë e materialeve ndërtimore të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Kastriot Lluka a nga kompania Line Group, tregoi që ka ndodhur një zhvillim shumë i madh i tregut të materialeve ndërtimore që nga koha e pasluftës.

“ Jemi shumë më të avancuar sa i përket prodhimit të materialeve ndërtimore me vendet e rajonit, ku përdoret teknologjia e fundit. Ndërtimi ka filluar të orientohet nga qëndrueshmëria dhe efikasiteti, ku përveç dizajnit i kushtohet rëndësi edhe strukturës. Po ashtu edhe kërkesa është në rritje, ku periudha e ndaljes së prodhimit gjatë pandemisë, ka ndikuar në shtimin e kërkesës për materiale në kohën kur ka filluar prodhimi”, është shprehur ai gjatë këtij diskutimi.

“Gjithashtu kjo periudhë na ka shtyrë që të mendojmë në zëvendësimin e produkteve të cilat i importojmë, sidomos është mundësi shumë e mirë për prodhimin e lëndës së parë, ku tregu i Evropës është në mungesë”, ka theksuar Lluka gjatë diskutimit “Industria e Materialit Ndërtimor: Rritja e pjesëmarrjes në tregun Kosovar”.

May be an image of 4 people and people standing

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco