Prej kësaj jave shtohen mundesitë për kompanitë e huaja për biznes në Kosovë

Prej kësaj jave shtohen mundesitë për kompanitë e huaja për biznes në Kosovë

20:07, 16/06/2021

Ligji që ua lehtëson kompanive të huaja të hulumtoj tregun kosovar, këtë javë hyn në fuqi.

Lajmin e bënë të ditur Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.


"Këtë javë hyn në fuqi Udhëzimi administrativ (QRK) nr. 05/2021 për regjistrimin e zyrave të përfaqësisë të shoqërive të huaja tregtare, i propozuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe i miratuar në mbledhje të Qeverisë. Ky akt i thjeshtë ua lehtëson kompanive të huaja me hulumtu tregun tonë dhe me gjetë mundësi për investim e biznes në Republikën e Kosovës" shkruan ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco