Haskuka po ua fal bizneseve mbi 7 milionë euro detyrime

Haskuka po ua fal bizneseve mbi 7 milionë euro detyrime

18:54, 01/05/2021

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka bërë faljen e obilgimeve për biznese, të krijuara nga taksa të ndryshme komunale në vlerë prej afro 8 milionë eurove.

Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi në Facebook, nga vetë Komuna e Prizrenit

Njoftimi i plotë:

 

𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧𝐢𝐭 𝐛𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐟𝐚𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐨𝐛𝐥𝐢𝐠𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞, 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐚𝐤𝐬𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈ 𝐭𝐨𝐭𝐚𝐥𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟕,𝟔𝟓𝟎,𝟓𝟗𝟑 𝐞𝐮𝐫𝐨


Komuna e Prizrenit fton të gjithë bizneset e interesuar që të lajmërohen tek Administrata Komunale (Qendra për Shërbime të Integruara), tek sporteli për informacion, ku do të njoftohen se tek cila drejtori duhet të drejtohen për të përfituar nga falja e një pjese të obligimeve të krijuara për taksa komunale për biznese, taksa për shfrytëzimin e pronës komunale dhe hapësirave publike.


Nga kjo falje do të përfitojnë në total 6565 biznese, me një vlerë të falur në gjithsej prej 7,650,593 euro, ku vetëm vlera e falur për taksa për biznese do të jetë 7,073,427 euro, nga e cila do të përfitojnë 6098 biznese.
Për më shumë informacione mund të klikoni në: shorturl.at/aE269
Afati i fundit për të përfituar nga kjo falje është 30 qershor 2021!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco