Lajm i mirë për punëtorët kosovarë që duan të punojnë verës në Ulqin

Lajm i mirë për punëtorët kosovarë që duan të punojnë verës në Ulqin

18:39, 01/05/2021
Një delegacion nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit sot kanë qenë prezent në hapjen e sezonës në Ulqin të Malit të Zi me ç'rast kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën hotelerisë dhe turizmit.
 
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva marrëveshjen e nënshkroi me Drejtorin e Turizmit në Mal të Zi, z. Gzim Hajdinaga.
 
"Kjo marrëveshje është qeveritare, dhe në këtë mënyrë ne e marrim një garancion që turistët tash e tutje në njëfarë forme do të jenë në kontrollin tonë që për çfarëdo mosmarrëveshje gjatë kalimit të kufirit dhe rreth akomodimit në njëfarë mënyre të jemi të koordinuar të dyja palët”.
 
“Një prej qëllimeve kryesore janë punëtorët sezonalë sepse fuqitë punëtore që i kemi rezervë ose më shumë që nëse kërkohet të vijnë të punojnë gjatë sezonit dhe nëpërmjet Odës kjo është e realizueshme për të gjitha të drejtat e tyre”, tha gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kryetari i OHT Prof. Dr. Hysen Sogojeva.
 
Nga nënkryetari z. Skender Thaçi, gjithashtu drejtor i marrëdhënieve me jashtë u nda një mirënjohje për kontributin e dhënë, si antarë nderi për drejtorin z. Gzim Hajdinaga.
Nga OHT ishin edhe nënkryetari z. Flamur Bahtijari, drejtori ekzekutiv z. Visar Demolli dhe drejtori i protokollit z. Bajram Alshiqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco