Industria përpunuese vazhdon të jetë shtylla e rëndësishme e zhvillimit ekonomik

Industria përpunuese vazhdon të jetë shtylla e rëndësishme e zhvillimit ekonomik

13:37, 30/04/2021

Hartuesit e politikave industriale në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Igballe Rexha-Jashari udhëheqëse, znj. Ganimete Manaj dhe z.Gazmend Ademi, u pritën nga drejtori për Zhvillim Ekonomik i komunës së Fushë Kosovës z.Ekrem Berjani dhe z.Besim Tërmkolli, zyrtar për Regjistrim të Bizneseve dhe Taksës Komunale.

Pas takimit të zhvilluar të dy palët vizituan bizneset përpunuese-prodhuese (në kuadër të sektorit C) “ART ALUMINIUM”, “AL PVC” dhe “SPAR – Textil Factory”. Qëllimi i këtij takimi me bizneset ishte informimi lidhur me sfidat që po përballen prodhuesit që nga fillimi i pandemisë duke u nisur nga numri i punëtorëve, eksportet e produkteve të tyre, importimi i lëndës së parë, qarkullimin krahasuar me vitin paraprak etj.

Industria përpunuese në Fushë Kosovë me prodhimet e veta vazhdon të jetë konkurrente edhe në tregun Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco