Pesë sfidat e pazgjidhura i gjejnë punëtorët kosovarë në gjumë për 1 maj

Pesë sfidat e pazgjidhura i gjejnë punëtorët kosovarë në gjumë për 1 maj

13:33, 30/04/2021 Nga B.T

Derisa në shumë vende të botës, protestohet me 1 maj Ditën Ndërkombëtare të puntorëve në Kosovë ndodh e kundërta është ditë feste e jo proteste.

Edhe pse Kosova akoma nuk i ka përmbushur as çështjet jetike të puntorëve asesi nuk ka proteset por vetëm festë.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Avni Ajdini, tha për "Syri.net", se Kosova vazhdon të përballet edhe pas mbi dy dekadash në liri me çështjet jetike të puntorëve.

Kryetari i BSPK-së, tha pesë çështjet jetike të puntorëve janë marrëveshja kolektive, paga minimale, sigurimi shëndetësor, skema pensional dhe Ligji për Nivelimin e Pagave.

Ai tregon se nënshkrimi i marrëveshjes kolektive në nivel nacional po zvarritet nga  viti 2017.

Derisa nga viti 2011 nuk ka ngritje të pagës minimale në Republikën e Kosovës.
 
Republika e Kosovës është i vetmi shtet në rajon që nuk ka sigurim shëndetësor.

Pensionistët kosovar janë diskriminuar vazhdimisht për shkak të skemës pensionale.

Ligji mbi nivelimin e pagave vazhdon dikriminimin ndaj kategorive të ndryshme të puntorëve
 
Ai tregoi se  nuk kanë organizuar ndonjë protestë për shkak të pandemisë, derisa tregoi se po realizojnë disa aktivitete  për sensibilizimin e institucioneve me plotësimin e pesë çështjeve jetike të pountorëve.

Ai tregon se ka kërkuar takime me kryeministrin Albin Kurtin e ministrin Hekuran Muratin për ti  realizouar këto çështje, por deri tahs nuk ka ndonjë lëvizje.

Sipas kreut të BSK-së, dialogu social në Kosovë daton prej vitit 2001, atëherë kur përherë të parë është nënshkruar marrëveshja për themelimin e Këshillit Konsultativ Trepalësh.

Avni Ajdini, tha se me qëllim të inicimit të konsultimeve ndërmjet organizatave të punëdhënësve dh epuntorëve, të institucioneve qeveritare në Kosovë dhe forcimit të dialogut në mes të partnerëve social, është nxjerrja e Udhëzimit
Administratv nr 2001 17.

"Meqenëse Këshilli EKonomik Social bën shqyrtimin dhevlerësimin e politikave sociale si dhe ndërmarrjen e masave për krijimin e qëndrueshmërisë sociale në Kosovë, kërkoj nga kryeministri Kurti dh eministri Murati, për ti shqyrtuar  çështjet jetike për puntorët", tha Avni Ajdini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco