Reagon Byroja Kosovare e Sigurimeve, marrëveshja për policat e sigurimeve ende nuk është përfunduar

Reagon Byroja Kosovare e Sigurimeve, marrëveshja për policat e sigurimeve ende nuk është përfunduar

13:14, 30/04/2021


Pas publikimit të lajmit për heqjen e policave të sigurimeve për automjetet  e Kosovës drejt Malit të Zi ka reaguar edhe drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Sami Mazreku, tha se siç ka njoftuar edhe ditë më parë Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është në fund të negociatave për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke të policave të sigurimit. 

"Ne besojmë se marrëveshja e negociuar prej kohësh do të përfundoj së shpejti dhe ne do tu njoftojmë paraprakisht për kohën se kur do të hyj në fuqi ky vendim", tha Mazreku.

Sipas dejtorit Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është Institucioni i vetëm përgjegjës për negocimin dhe nënshkrimin e vendimit për njohjen reciproke të policave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco