Komuna e Prizrenit ia fal bizneseve rreth 8 milionë euro tatime

Komuna e Prizrenit ia fal bizneseve rreth 8 milionë euro tatime

13:50, 29/04/2021

Komuna e Prizrenit fton të gjithë bizneset e interesuar që të lajmërohen tek Administrata Komunale (Qendra për Shërbime të Integruara), tek sporteli për informacion, ku do të njoftohen se tek cila drejtori duhet të drejtohen për të përfituar nga falja e një pjese të obligimeve të krijuara për taksa komunale për biznese, taksa për shfrytëzimin e pronës komunale dhe hapësirave publike.

Nga kjo falje do të përfitojnë në total 6565 biznese, me një vlerë të falur në gjithsej prej 7,650,593 euro, ku vetëm vlera e falur për taksa për biznese do të jetë 7,073,427 euro, nga e cila do të përfitojnë 6098 biznese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco