Një ditë pas miratimit të buxhetit, RTK po jep rreth 50 mijë euro për një tender

Një ditë pas miratimit të buxhetit, RTK po jep rreth 50 mijë euro për një tender

09:57, 29/04/2021

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere gjatë ditës së djeshme ka miratuar programin e Shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2021.

Menjëherë pas miratimit të buxhetit, RTK ka vendosur që të jap 46 mijë euro për një tender.

Bëhet fjalë për furnizimin me derivate për nevojat e RTK-së.

Në dosjen e tenderit, të publikuar me 21 Prill 2021 dhe të korriguar me 29 prill 2021, parashihet të shpenzohen për naftë të Dizel për vetura - 10PPM 29000 Litra, benzin Eurosuper 95 për vetura 12000 Litra, gjenerator Agregat Naftë Dizal 10PPM 1000 Litra dhe nxemje Naftë Dizal për ngrohje 4000 Litra.

“Qëllimi i kontratës është të përcaktohen kushtet qe rregullojnë furnizimet me derivate për nevojat e RTK-së, si në vijim. Furnizim me karburante për nevojat e RTK-së për periudhën NJË (1) vjeqare, për permbushjën e nevojave te mjeteve mototrike zyrtare të AK-RTK-së, si dhegjeneratoreve dhe funksionimin e ngrohjes qendrore në objktin e RTK-së. Sasitë e përaferta që parashihen të liferohen brenda kesaj periudhe janë 46000 Litra” thuhet në njoftimin e KRPP-së.

Tutje, në kushtet e parapara në tender, ceket se ofertuesi duhet të ofrojë dëshmi RTK-së se posedon makinerinë e nevojshme për transportin e  derivateve deri në pikat e kërkuara nga Autoriteti Kontraktues i RTK-së.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco