Ministria e Zhvillimit Rajonal mbështet Komunën e Mitrovicës

Ministria e Zhvillimit Rajonal mbështet Komunën e Mitrovicës

17:04, 28/04/2021

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Naser Muja, kanë pritur në takim ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në realizim e projekteve të përbashkëta në mes të komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Kryetari Bahtiri fillimisht ka falënderuar ministrin Damka për vizitën e tij duke kërkuar që të vazhdoj mbështetja për qytetin e Mitrovicës në realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomikë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. 

“Ministria e Zhvillimit Rajonal ka realizuar ndër vite projekte në interes të qytetarëve në Mitrovicë, mirëpo kjo përkrahje duhet të vazhdoje edhe më tutje jo vetën në Mitrovicën e Jugut por edhe në komunat në veri të Kosovës, sepse vetëm kështu do të kemi zhvillim ekonomikë dhe rritje të mirëqenies se qytetarëve”, tha kryetari Bahtiri.

Ndërsa, ministri Damka theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal do të vazhdojë të mbështesë komunën e Mitrovicës në projektet të cilat do të hapin rrugën e zhvillimit lokal, zhvillimit të turizmit, si dhe krijim e kushteve më të mira për qytetarët e komunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco