Rizvanolli: Për kërkesën e “Kosova Thëngjillit”, s’do të ketë vendim kundër opinionit të ekspertëve ligjor

Rizvanolli: Për kërkesën e “Kosova Thëngjillit”, s’do të ketë vendim kundër opinionit të ekspertëve ligjor

15:20, 28/04/2021

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,  ka thënë nuk mund të veprojnë jashtë interpretimit të Zyrës Ligjore, lidhur më kërkesën e  bordit  të “Kosova Thëngjillit” për lirimin e taksës nga ana e KEK-ut.

Ajo gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka thënë këtë çështje e kanë trajtuar me KEK-un, duke shtuar se ndërhyrja në kontrata do të ishte e kundërligjshme.

“Ndërhyrja në kontrata do të ishte e kundërligjshme. Ne jemi të interesuar që përmes njësisë përmes Bordeve të kontaktojmë me ndërmarrjet. Ne jemi në një situatë ku e kemi interpretimin e zyrës ligjore, që lirohen nga pagesa për këtë periudhë, dhe e ndava me ju mendimin e zyrës ligjore dhe ne presim qartësi nga ju që të dalin rekomandime nga komisioni që përmes Bordit të komunikojmë me KEK-un. Ne nuk do të marrim vendime kundër opinionit të ekspertëve ligjor brenda ministrisë”, tha Rizvanolli.

Jusuf Mehmeti Drejtor Menaxhues i ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli” tha se po  kërkojnë lirimin e taksës nga KEK, pasi qe sipas tij,  janë të dëmtuar shumë derisa tha se punëtorëve po e kanë të vështirë t’ua  sigurojnë pagat.

Ai po kërkon lirimin e rentave minerale nga KEK-u sipas ashtu siç e parasheh Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ndërmarrja “Kosova Thëngjilli” ka marr rreth 58 mijë euro subvencion nga qeveria e vendit si ndihmë për përballjen me pandeminë.

“Ne jemi të përgatitur me të gjitha dokumentet që i kemi, kërkesa jonë ka qenë lirimi nga kjo taksë nga ana e KEK-ut. Kërkesa jonë është që ta marrim një përgjigje nga ju se a kemi të drejtë lirohemi nga kjo taksë për rimëkëmbjen e ndërmarrjes dhe 95% të punëtorëve e shtyjmë me fuqi tona, me paga dhe obligime”.

 Kryesuesi i komisionit, Ferat Shala ka pyetur përfaqësuesit se a janë subvencionuar nga Qeveria, derisa ka kërkuar edhe reagimin e menjëhershëm të ministrisë se Ekonomisë.

Ndërsa, Mehmeti ka thënë se kanë marrë rreth 58 mijë euro subvencion nga qeveria e vendit si ndihmë për përballjen me pandeminë.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se kompetencën  për këtë e ka vetëm qeveria e vendit

“Qeveria shumë lehtë dhe thjeshtë ushtron të drejtën nacionale që të zgjidhet kjo çështje. Unë pajtohem që kjo s’ka logjikë ekonomike sepse Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është për të gjitha ndërmarrjet. Ne mund të bëjmë rekomandime por kjo është kompetencë e Qeverisë së Kosovës”, tha ajo.

Edhe Uran Ismaili ka thënë se kjo çështje është kompetencë e Qeverisë dhe se komisioni s’mund të bëjë ndonjë gjë.

“Nuk pe kuptoj pse është dashtë me ardhur kjo është punë e ekzekutivit dhe nuk shoh mundësi që ne mund të ndihmojmë përpos me ngrit zërin se ka shkelje ligjore”, tha ai.

Ndërsa edhe sot në komision janë dhënë disa propozime sa i përket kërkesës së KOSTT, raporton EO.

Kryesuesi i Komisionit Ferat Shala ka kritikuar sërish qeverinë që është pa plan qeveritar për një treg të integruar të energjisë.

“Mos me ju kthyer historisë shteti funksionon dhe të vjen qeveria me plan qeveritar dhe kur vendos që ne të kemi një treg të integruar të qeverisë dhe ti mbledhim taksat në veri, unë nuk jam për me legalizua pagesën në këtë formë dhe ju mbështes për me ndërpre dhe unë po ja dhë një afat qeverisë për me ndërpre këtë”.

Ndërsa Mimoza Kusari-Lila tha se problemi është që 20 vite, derisa tha ti jepet afat 6 mujor qeverisë.

“Keni pasur dje debat me KOSTT-in që ata i kanë propozuar këto zgjidhje dhe i ke thanë bordit mos u kthe në histori ata kanë propozuar që ne mundemi me ble rryme me kopensu. Problemi është 20 vjeçar por i ka ra fati kësaj qeveria dhe po i japim afat 6 mujor”, tha ajo.

Deputeti Uran Ismaili edhe njëherë tha se është kudër pagesës së energjisë për serbët në veri e sidomos në kohë pandemie.

“KOSTT-i  thotë se duhet të sigurohen mjete shtesë në vlerë prej 11 milionë euro dhe ideja e Kusari-Lila që të ngarkohet KOSTT bënë dy gabime e para rrezikon një kompani, pra duke tentuar me shkatërrua diçka që nuk funksionon dhe nuk po mundohesh me ndreq faktin që po ua paguajmë rrymën serbëve në veri, po po mundohesh me prish diçka që funksionon, unë jam kundër me ba pagesë serbëve në veri në kohë të pandemisë”, tha ai.

Edhe deputeti Pal Lekaj ka dalë kundër deputetëve të VV ku tha se është kundër që të ngarkohet KOSTT-i

“Ne kemi përgjegjësi që mos ta vazhdojmë të keqen që është që 20 vite dhe hajde të bëjmë diçka më të mirë, unë nuk pajtohem që ta ngarkojmë KOSTT-in”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco