Raporti tronditës, 4 fëmijë u aksidentuan ne vendin e punës

Raporti tronditës, 4 fëmijë u aksidentuan ne vendin e punës

13:35, 28/04/2021

Në Raportin vjetor për vitin e kaluar, të publikuar nga Inspektorati i Punës, thuhet se gjatë vitit të kaluar, katër fëmijë kanë pësuar aksidente në vendet e tyre të punës.

“Njëri nga ta ka pësuar aksident me pasoja të pariparueshme, i ka humbur dy gishta të dorës, në cilindrin e makinës për përpunimin e qeseve të najlonit; njëri ka prerë dorën e djathtë deri sa ishte duke e pastruar shiritin transportues nga mbetjet e betonit teksa ai ishte në lëvizje; një fëmijë nën moshën 13 vjeçe duke luajtur në afërsi të vendit ku kryheshin punime në vendosjen e rrethojave në oborrin e shkollës, ka pësuar lëndime të rënda nga goditja që mori prej rrëzimit të një pjese të rrethojës dhe një tjetër i punësuar nën moshën 18 vjeç, ka pësuar aksident në vendin e punës nga flaka e sistemit të saldimit.”, thuhet në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco