Çdo i dyti biznes parasheh rritje të kapaciteteve apo eksporteve tek kompanitë prodhuese

Çdo i dyti biznes parasheh rritje të kapaciteteve apo eksporteve tek kompanitë prodhuese

11:35, 28/04/2021

Sipërmarrësi Lulzim Syla ka thënë se ndonëse rënies ekonomike nga pandemia, tek bizneset vërehet një rikthim i energjisë pozitive.

Ai në një postim në Facebook ka deklaruar se çdo i dyti biznes parasheh rritje të kapaciteteve apo rritje të eksporteve tek kompanitë prodhuese.

Por, sipas tij ngecja e tyre është tek sjellja e investimeve të jashtme, shkruan Syri.net Kosova.

“Në këtë pikë institucionet për 20 vjet nuk kanë arrite me kriju infrastrukturë dhe mekanizma mbështetës për sjellje të investimeve të jashtme”, ka shkruar ai.

Tutje në shkrimin e tij, Syla thotë se për të pasë sukses në këtë drejtim kryeministri Kurti bashkë me ministrinë e ekonomisë, industrisë dhe ministrinë e punëve të jashtme duhet të ndërmarrë disa veprime si më poshtë:

1. Rrisin kapacitetet e zyrës së investimeve të jashtme, të kalojë si zyre tek Kryeministri

2. Të hap zyre për Investime dhe Eksporte në Berlin, Cyrih, Vjenë, etj ( nuk mjaftojnë vetëm atashetë ekonomik për përfaqësim dinjitoz dhe mbulueshmëri të vendeve gjermano-folëse). Fonde ka për këto zyre mjaftueshëm sepse vetëm ambasadat dhe konzullatat në vendet gjermano-folëse gjenerojnë mbi 1 milion euro në vit nga shërbimet që i kryejnë për qytetarët tonë në diasporë!

3. Krijimin e Magazinës elektronike për Diplomaci Ekonomike.

4. Prezentimin e potencialeve natyrore të Kosovës përmes verzioneve 3D (VR).

5. Ndërtimin e zonave të reja industriale me partneritet.

6. Fond të veqant për mbështetje të bizneseve sidomos në prodhim të produkteve pë zëvëndësim të produkteve të importit.

Kryeministrit bashkë me ministrat e dikastereve për ekonomi duhet ti takojnë bizneset në baza të rregullta për të pa kërkesat dhe sfidat e tyre!

Përkundër rënjes ekonomike si shkak i pandemisë, tek bizneset vërehet një rikthim i energjisë pozitive dhe një organizim...

Posted by Lulzim Syla on Wednesday, April 28, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco