Këto janë bizneset që nuk kanë punuar qe 500 ditë në Kosovë

Këto janë bizneset që nuk kanë punuar qe 500 ditë në Kosovë

11:54, 21/04/2021

Një nga sektorët që vlerësohet se është dëmtuar më së shumti nga masat e qeverisë për parandalimin e COVID-19, është sektori i gastronomisë. Për këtë sektor janë ndarë 3 milionë euro, por të cilat ende nuk janë shpërndarë nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Edhe pse kjo vlerë është e pamjaftueshme karshi humbjeve të shkaktuara nga pandemia, Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë, tha qeveria po neglizhon zbatimin e Ligjit.

Sipas një llogarie të kësaj ode, nga 3 milionë euro, të ndara për këtë sektor, mund të përfitojnë nga 20 deri në 170 euro, pasi sipas tij, në Kosovë operojnë rreth 20 mijë biznese të tilla. Madje, Sogojeva thotë se në këtë sektor ka biznese që 500 ditë fare nuk kanë punuar, siç janë hotelet dhe sallat e dasmave.

“Kjo është një neglizhencë dhe nuk po shohim ndonjë risi as te kjo qeveri. Kjo qeveri duhet të gjejë një zgjidhje ose duhet të hyjë në kredi, që të rrisë vlerën e mjeteve ose të shpërndajë ato mjete për ato biznese që nuk kanë punuar fare. Është mëkat, mbi 500 ditë mos të punohet fare”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco