Pse nuk po i shpërndanë Qeveria Kurti, mjetet nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike për bizneset ?

Pse nuk po i shpërndanë Qeveria Kurti, mjetet nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike për bizneset ?

11:17, 21/04/2021

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ende nuk filluar shpërndarjen e mjeteve nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike për bizneset që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) thonë se “kostoja e zbatimit të këtij ligji nuk është vlerësuar nga propozuesi sipas procedurave në fuqi dhe si rrjedhojë edhe është zbatuar vetëm pjesërisht për shkak të kostos së lartë buxhetore të pambuluar me buxhetin e shtetit”.

“Ligji për rimëkëmbje ekonomike është duke u shqyrtuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve duke marrë parasysh edhe rrethanat e reja. Plani për rimëkëmbje ekonomike nga Qeveria Kurti do të publikohet kur të kalohet gjendja emergjente”, thuhet në një përgjigje të kësaj ministrie për Rel.

Por, kur pritet të fillojë shpërndarja e mjeteve të përfshira në ligj, për sektorë të ndryshëm, zyrtarë të kësaj ministrie, deri në momentin e publikimit e këtij teksti, nuk kanë dhënë ndonjë informacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco