Qeveria 'Kurti' pritet ta themeloj një komision për vlerësimin e hidrocentraleve

Qeveria 'Kurti' pritet ta themeloj një komision për vlerësimin e hidrocentraleve

19:32, 20/04/2021

Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë ka qenë e zëshme ndaj hidrocentraleve të cilat janë ndërtuar në disa rajone të Kosovës.

Për këtë ata patën ngritur edhe një padi, ku kanë kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë të pezullojë prodhimin e energjisë që po e shtjerrë lumin,  e po  i lë banorët e Deçanit pa ujë për pije.

Ndaljen e punë së hidrocentraleve përveç Lëvizjes Vetëvendosje e kanë kërkuar ditë më parë edhe banorët e zonave gjatë një takimi që kanë pasur me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu.

E për të gjitha këto probleme në lidhje me hidrocentralet  dhe kërkesat që kanë pasur  banorët , do të themelohet një Komision i cili do ta bënë vlerësimin e hidrocentraleve.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Ambientit, Linda Çavdarbasha.

“Jemi në fazën e verifikimit të të gjithë procesit të dhënies së licensimit për kompanitë e Hidrocentraleve. Po marrim për bazë dhe opinionet qytetare dhe do të kemi në konsideratë edhe ankesat nga ana e përfaqësuesve të hidrocentraleve. Për këtë do të krijohet një komision ndërinstitucional i cili do të bëjë vlerësimin e të gjithë procesit”, ka bërë të ditur zëvendësministrja Çavdarbasha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco