Produkte të njohura kosovare kanë depërtuar në tregun e Turqisë

Produkte të njohura kosovare kanë depërtuar në tregun e Turqisë

18:17, 20/04/2021

Zëvendësministri i MPJ-së, Kreshnik Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagri Sakar, shkruan Syri.net Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai nëpërmjet një postimi në Facebook, derisa ka dhënë edhe detaje nga takimi.

Ahmeti thotë se ndër të tjera me ambasadorin Sakar kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik tregtar, ku thuhet se ka rezultate të dëshiruara dhe si rrjedhojë shumë produkte të njohura të Kosovës, tashmë shiten në tregun e Turqisë.

“Ndër shumë tema të tjera me interes për të dy vendet, me z. Sakar diskutuam edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Ambasadori Sakar është shprehur i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, duke vë në pah se investitorë të shumtë janë të interesuar për Kosovën. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve sipas ambasadorit turk, ka rezultate të dëshiruara dhe si rrjedhojë shumë produkte të njohura të Kosovës, tashmë shiten në tregun e Turqisë. Fakti që produktet kosovare janë pjesë e tregut turk është shumë lajm i mirë, por që duhet të thellohet edhe më tutje. Poashtu potencova se duhet ta thellojmë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, me theks në investime direkte”, ka shkruar ai.

Për më shumë shihni të plotë postimin e tij:

Sot takova ambasadorin turk në Republikën e Kosovës, z. Çagri Sakar Ambasadori Sakar më uroi për marrjen e detyrës së...

Posted by Kreshnik Ahmeti on Tuesday, April 20, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco