Ambasadorja e Maqedonisë zbarkon në Doganën e Kosovës

Ambasadorja e Maqedonisë zbarkon në Doganën e Kosovës

16:35, 20/04/2021

Në drejtorin e Doganës, U.D. i drejtorit të përgjithshëm Bajram Rexha me bashkëpunëtori priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë  Shpresa Jusufi. 

Gjatë takimin u diskutuan tema të bashkëpunimit kufitar me theks në avancimin dhe lehtësimin e tregtisë në mes të dy vendeve, gjithashtu drejtori i përgjithshëm e njoftoj ambasadoren me zhvillimet në aspekte doganore të Republikës së Kosovës. 

Gjithashtu u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve tona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco