Përmbylljen e procesit të likuidimit për dy kooperativa bujqësore, e lejon Supremja

Përmbylljen e procesit të likuidimit për dy kooperativa bujqësore, e lejon Supremja

17:52, 29/03/2021

Gjykata Supreme e Kosovës i ka lëshuar aktvendim AKP-së për lejimin e përmbylljes së procesit të likuidimit të dy kooperativa bujqësore.

Pas vendimit të Supremes numri i ndërmarrjeve shoqërore që është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 35, përcjellë Syri.net Kosova.

Njoftimi i plotë nga AKP:

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pranuar një aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilët lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për GJI016 Kooperativa Bujqësore (KB) “Kishnapola” me seli në Kishnapole/Komuna e Gjilanit dhe PRZ089 Kooperativa Bujqësore (KB) “Vllashki Drenovc” me seli në Drenovc, Komuna e Malishevës.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovim të raportit përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këto dy kooperativa bujqësore, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme përmes këtyre dy aktvendimeve i ka aprovuar këto dy raporte përfundimtare dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për dy kooperativat bujqësore në fjalë.

Si rrjedhojë pas aktvendimit të fundit të DHPGJSK-së numri i ndërmarrjeve shoqërore për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 35.

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat 15-ditor nga dita e pranimit të këtij vendimi për ankesa eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgojë institucioneve relevante siç parashihet me Ligjin për AKP-në.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco