Pezullohet ekzekutimi i lejes për hidrocentralin 'Brezovica'

Pezullohet ekzekutimi i lejes për hidrocentralin 'Brezovica'

12:07, 29/03/2021

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka aprovuar kërkesën organizatave GLSP dhe GAIA, për shtyrjen e ekzekutimit të lejes ujore për hidrocentralin “Brezovica” në Shtërpcë. Kjo është bërë e ditur në një konferencë për medie të organizuar nga GLSP dhe GAIA, të cilat kishin dorëzuar kërkesën në gjykatë.

Alba Dushi nga Qendra për Raste Gjyqësorë Strategjike në kundër të GLSP-së, ka thënë se hidrocentrali “Brezovica” është një nga hidrocentralet e ndërtuar më shumë shkelje e jo transparencë.

“Hidrocentrali 'Brezovica' është një nga 4 hidrocentralet e ndërtuara me jo transparencë ku kanë ndodhur tre shkelje ligjore. Shkelja e parë është mos mbajtja e debateve publike. Shkelja e dytë është që banorët e Shtërpcës kanë mungesë uji të pijshëm dhe uji për ujitje të cilën e kanë marrë nga lumi ku po ndërtohet hidrocentrali. Dhe shkelja e tretë është ndotja e mjedisit. Gjykata ka potencuar se organizatat kanë ofruar prova të mjaftueshme që japim fakte se ndërtimi i hidrocentralit do të shkaktonte dëme të pariparueshme atje”, u shpreh ajo.

Sipas saj një ndër shkeljet më të mëdha ka qenë ndërtimi i tij në Parkun Kombëtarë të Sharrit.

“Një ndër shkeljet më të rënda është ndërtimi i tij në Parkun Kombëtarë të Sharrit ku do të dëmtohej flora e fauna. Aktvendimi për shtyrje të ekzekutimit të lejes është hap pozitiv”, shtoi ajo.

Ndërkohë, Mevlude Skuroshi nga GAIA, ka kërkuar nga Qeveria e re të marrin masa sa i përket ndërtimit të hidrocentraleve duke shtuar se ata do të vazhdojnë t’i mbrojnë lumenjtë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë që të marrin masa dhe t'u kushtojnë rëndësi këtyre hidrocentraleve. Lumenjtë kanë qenë viktima të proceseve të tilla. Ne kemi me vazhduar luftën në mbrojtje të tyre”, deklaroi Skuroshi.

Sipas një hulumtimi nga Instituti për Politika Zhvillimore, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova shihet si vendi më i varfër sa i përket burimeve ujore në dispozicion me 1.600 metër kub ujë për kokë banori, teksa theksohet se hidrocentralet në përgjithësi ballafaqohen me probleme dhe ndikime negative për shkaqe sociale, politike, ekonomike dhe mjedisore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco