Vendim me rëndësi për pagesën e tatimeve dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare

Vendim me rëndësi për pagesën e tatimeve dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare

11:17, 29/03/2021

 

Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021, Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, raporton Syri.net Kosova.

Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore zgjatet, për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore sipas tabelës së bashkangjitur.

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me Legjislacionin tatimor në fuqi.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.

May be an image of text that says 'Shkurtesa Periudha PD Lloji tatimit formulari Deklarata vjetore per Tatim ne tẽ Ardhura Personale Deklarata vjetore per Tatim ne te Ardhura tẽ Korporatave Deklarata vjetore per Ortakërite Deklarimi Pasqyrave Financiare permes Sistemit Elektronik EDI Afati deklarimit 2020 CD Afati pageses 30 Prill 2021 2020 DO 30 Prill 2021 30 Prill 2021 2020 PF 30 Prill 2021 30 Prill 2021 2020 30 Prill 2021'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco