Dyshime për cilësinë, largohen 500 kg produkte ushqimore nga marketet kosovare

Dyshime për cilësinë, largohen 500 kg produkte ushqimore nga marketet kosovare

12:33, 26/03/2021

Drejtori për Punë Inspektuese në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se kjo drejtori, gjegjësisht inspektorët e tregut sanitarë dhe inspektorët e veterinarisë kanë kryer inspektim në disa markete në qytetin e Gjakovës, me qëllim të mbikëqyrjes së cilësisë së produkteve ushqimore.

“Drejtoria për Punë Inspektuese në Gjakovë ka ndërmarrë një aksion të radhës në disa veprimtari ekonomike të tregtisë. Inspektorët e tregut sanitarë dhe inspektorë të veterinarisë kanë kryer inspektim në disa markete në qytetin e Gjakovës, me qellim të mbikëqyrjes së cilësisë së produkteve ushqimore. Dhe si rezultat i këtij inspektimi, janë larguar nga tregu deri më tani 500 kilogramë produkte ushqimore që nuk kanë plotësuar kushtet për konsum”, ka thënë Hoxha, thuhet në njoftim.

Ai po ashtu ka treguar se në kuadër të këtij inspektimi janë vërejtur parregullsi sa i përket çmimeve dhe deklaracioneve të produkteve ushqimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco