Hoxhaj e Hamza prezantojnë planin 1 miliard euro të PDK-së para bizneseve

Hoxhaj e Hamza prezantojnë planin 1 miliard euro të PDK-së para bizneseve

16:23, 18/01/2021

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se sot kanë takuar përfaqësues të bizneseve bashkë me Bedri Hamzën dhe kanë prezantuam planin 1 miliard eurove, si pjesë e programit të Rimëkëmbjes, nga i cili bizneset do të marrin mbështetje nga fondi 500 milionë euro, përmes granteve direkte, para pa kthim, shkruan Syri.net Kosova.
 
"Përmes këtij fondi, do të ndihmohen bizneset e prekura nga pandemia, sepse vetëm në këtë formë mund ta rimëkëmbin shtetin nga kriza. Gjithashtu, ata i siguruam që tatimi në të ardhura të Koorporatave do të ulet gradualisht ndër vite deri në 0%, varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve.", ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Sipas Hoxhajt, PDK, me programin e Rimëkëmbjes ekonomike e sheh sektorin privat dhe punëtorët partnerë të mirëfilltë të saj, për ta zhvilluar vendin, për të krijuar vende të reja të punës dhe për ta rritur ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.

 

Sot takuam përfaqësues të bizneseve bashkë me Bedriun dhe prezantuam planin tonë të 1 miliard eurove, si pjesë e...

Posted by Enver Hoxhaj on Monday, January 18, 2021

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco